BDI dhe VMRO në koktej kombëtar-marksist

Arsim Zekolli, kolumnë – “Fusnotat historike”, Utrinski Vesnik 

Teoritë moderne të VMRO-së për origjinën e lashtë të maqedonasve, apo jermi i BDI-së për “identitetet e shumta” dhe rrënjët e përbashkëta të shqiptarëve dhe të maqedonasve, janë një lloj kokteji kombëtar-marksist i çmendur.

 

Daut Dauti, kolumnë – “Politikani që e pranon fajin, gjysma i falet”, Dnevnik 

Zakonisht politikanët i pranojnë gabimet e tyre ose kur nuk janë më aktivë, veçanërisht në qoftë se shkruajnë memoare, ose kur janë në opozitë, kur e kritikojnë qeverinë për gjithçka, madje edhe për politikat e njëjta, të cilat më parë i kanë bërë edhe vetë ata!

 

Iskra Koroveshovska, koment – “Udhëheqësit e Agimit të Artë prej hijes”, Dnevnik 

Strukturat si “Agimi i Artë” nuk paraqiten nga vetvetiu, dhe ato në shoqëritë ultrademokratike ku, pajtohemi, gjithçka duhet të trajtohet nëpërmjet dialogut, të ketë një kuptim për diversitetin.

 

Dimitar Grumar, kolumnë – “Sporteli reformohet më së vështiri”, Dnevnik 

Edhe në sistemin shëndetësor, sikurse dhe te veshkat, edhe gurrët më të vegjël mund të shkaktojnë dhembje. Ato duhet të shkatërrohen dhe të hiqen me rrënjë, ashtu sikurse veshkët e pacientëve që shkaktojnë dhimbje të padurueshme.

 

Aljosha Simjanovski, kolumnë – “Rruga e tërthortë për Oskar”, Utrinski Vesnik 

Filmat mund të perceptohen edhe si antipropaganda, sepse në botën e filmit dhe në epokën e medializimit absolut dhe rrjetëzimit, kriteret janë të lartë dhe serioze.

 

Sotir Kostov, kolumnë- “I ekzekutuan heronjtë e tyre”, Dnevnik 

Ka një ngjashmëri të thellë ndërmjet dinamikës revolucionare të Revolucionit Francez, parimeve ideologjike të revolucionit bolshevik socialist, totalitarizmit të Rajhut të Tretë, diktaturës së Duçes dhe fashizmit të tij. Të gjithë këto parashikonin krijimin e një shoqërie të re.

Lajme të ngjashme

Back to top button