Maqedonia një anije e trazuar!

Shumë herë ky vendë, gjatë këtyre dekadeve pas pavarësimit ,është gjendur para sfidave të ndryshme , duke i tejkaluar ata, falë rethanave gjë gjendej vetë rajoni, dhe interesave të ndryshme të fuqive të mëdhaja.

Asnjëherë lidershipet e këtijë vendi nuk treguan kapacitet të mjaftueshëm për të konsoliduar sistemin juridiko-politik të shtetit, për funkcionim normal dhe për zhvillim ekonomik solid. Asnjëherë nuk kanë mundur dhe nuk do të munden këta të gjejnë ndonjë zgjidhje pa ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtarë.

Establishmenti maqedonas gjithë herë ,formësimin e sistemit shtetëror ,e ka formuluar ashtu të turbullt duke filluar që nga kushtetuta si akt më i lartë juridiko-politik dhe normativat ligjore, gjithë herë duke patur për synim supremacionin politik të maqedonasve ndaj shqiptarëve dhe bashkësive tjera etnike.

Dhe këtu qëndron çështja !

Shqiptarët nuk janë element shtetëformues ne Maqedoni edhe sot e kësaj dite,shqiptarët nuk janë të barabartë në Maqedoni, por thjesht shqiptarët janë të diskriminuar në këta dekada të pavarësimit në të gjitha fushat e jetës.

Eshtë fjalamani boshe dhe stereotipe të pohohet nga cili do lider shqiptar që përfaqëson ndonjë parti poltike se Maqedonija sa është e Gruevskit apo Zaevit aq është e Ali Ahmetit apo Menduh Thaçit.
Dhe fundja çështja e barazisë me një shtetë që pandeh se është demokratik, nuk ka të bëjë me ndjesitë individuale se kush si e ndjenë këtë vendë. Sepse , fundja çështjet individuale janë të normuara me norma ndërkombëtarë dhe kanë të bëjnë me kodin e të drejtave dhe lirive të njeriut, por si trajtohemi si KOMB në këtë teritor gjegjësishtë në këto troje autoktone.

Problemi qëndron në barazinë kolektive , në trajtimin në aktet juridike të shtetit .

Në këto,shqiptarët janë të trajtuar në kategori kontraverze karshi realitetit ,karshi fakteve historike, politike, ekonomike dhe numerike të tyre në Maqedoni.

Kushtetuta starton me preambullën ku kategorizohemi si pjesë e popullit shqiptarë, kurse në brendinë normative përfundojmë si bashkësi etnike.

Ky është shteti i vetëm që kategorizon qytetarët dhe të drejtat e tyre i ekuivalenton me përqindje ,varësishtë në teritoret ku banojnë.

Aq më tepër ,normimet e tilla të përqindjes ,me zemërngushtësinë më të skajshme janë të implementuara nëpër ligjet në fuqi ku p.sh.me një nebulozë të pa imagjinueshme , edhe çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe dhe flamurit si simbol që i përkasin një kombi ,e kanë të kategorizuar me përqindjen 20 % dhe 50 %, varësishtë nga banimi i shqiptarëve në aspektin teritorial.

Kjo uvertryrë, sqaron faktin se pse shqiptarët në Maqedoni nuk ndjehen të barabartë, dhe se ky koncept juridiko-politik me një herë është e nevojshme të fillojë të RIDEFINOHET dhe për një afat kohor të kapshëm të konsolidohet në tërësi.

Integrimi i vendit në BE dhe NATO si dhe ridefinimi ,janë alternativa të vetme të mbijetimit të këtij vendi.

Se sot, Maqedonija është një anije e trazuar, është më se e vërtetë.
Bile kjo metaforë këtë vendë e prejudikon edhe si një anije të trazuar , me një kapiten të dehur nga pushteti, që është shëndruar në autoritar me premisa diktature.

Dhe ku qëndron paradoksi ?

Qëndron në faktin se shqiptarët janë faktori kyç, për egzistimin e këtij shteti, dhe është për çudi edhe për kundër kësaj premise si faktor, shqiptarët nuk janë të barabartë në Maqedoni.

Miq të mi, ridefinimi është i mundshëm për mes shumë mënyrave të veprimit politik e ekonomik, por nuk ka gadishmëri tek lidershipet e partive politike shqiptare. Atyre më shumë ju duhet pabarzia,mjegullat se sa barazia dhe transparenca.

Një prej arsyeve pse këta çështje të të drejtave neglizhohen qëndron në faktin e involvimit të faktorëve shqiptarë në afera koruptive të përmasave maramendëse dhe të sajimit të konstrukteve të ndryshme kriminale për realizim të hajnisë dhe defokusim të vëmendjes së opinionit nga e vërteta, por kuptohet të menaxhuara në mënyrë sistematike me partnerin e kualicionit .

Shqiptarër janë FAKTOR, ata këtë anije të trazuar mund ta qetësojnë, mundë ta lënë të përplaset në shkëmb nëse kapiteni i dehur do ta drejtoj kah brigjet , dhe mund ta zhbëjnë.

Cka duhet të bëjnë shqiptarët ?

Me që në historinë politike është dëshmuar, se në këtë veprimtari çdo herë të jepet mundësia të zgjedhësh në mes disa të këqijave, por mjeshtria , dija dhe guximi është të zgjedhësh më pak të keqen.

Lajme të ngjashme

Back to top button