Memeti për trajtimin e emigrantëve: Çnjerëzor, i dëmshëm dhe jo- dinjitoz

Emigrantët e qendrës për emigrantë të huaj në Gazi Babë qëndrojnë në kushte edhe më të këqija se ato të arrestit, deklaroi obdusmani Ixhet Memeti në konferencën e sotme për shtyp kushtuar kushteve në këtë qendër, por edhe dobësive të sistemit lidhur me valën e refugjatëve nga Lindja e Mesme, ku është përfshirë nga luftëra të shumtë.

Një ekip i avokatit të popullit vizitoi Qendrën, kur para dy ditëve emigrantët u ngritën në revoltë, të pakënaqur nga kushtet dhe statusi i pazgjidhur.

“Vërejtëm gjendje katastrofale, me kushte çnjerëzore që shkelin ashpër dinjitetin njerëzor. Për momentin në qendrën e emigracionit janë të akomoduar 364 persona ndërsa kapaciteti maksimal është 120, që do të thotë se limiti është tejkaluar. Prej tyre 28 janë gra, 35 fëmijë ndërsa tjerët burra- thotë Memeti.

Në numrin e përgjithshëm  që e përmendi avokati i popullit nuk hynë edhe 128 emigrantët që dje u zbuluan në aksionin policor në Vaksincë të Kumanovës.

“Në pjesën e burrave, njerëzit flenë në dysheme, pa shtroje, në kushte të mjerueshme higjienike. Gratë janë akomoduar në dy hapësira ndërsa një pjesë e tyre flenë në hapësirë që shfrytëzohet si kuzhinë” shtoi Memeti.

Emigrantët janë ankuar edhe për kohëgjatësinë e qëndrimit pa u ditur statusi i tyre, i ushqimit, mbrojtjes shëndetësore ndërsa gjatë vizitës, ekipi i avokatit të popullit ka konstatuar edhe prezencë të sëmundjeve ngjitëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button