Numri i turistëve në prill më i madh për 17,6% krahasuar me vitin e kaluar

Sipas të dhënave nga Enti shtetëror i statistikë, numri i turistëve në prill të vitit 2015 është 52.289 ndërsa numri i bujtjeve është 103.727. Numri i turistëve në prill më i madh për 17,6% krahasuar me vitin e kaluar ndërsa numri i bujtjeve është rritur për 10,3%.

Numri i turistëve vendor në prill të vitit 2015 krahasuar me vitin 2014 është zvogëluar për 5,2% ndërsa numri i turistëve të huaj shënon rritje për 30,9%. Numri i bujtjeve të turistëve vendor në prill të vitit 2015 krahasuar me prillin e vitit të kaluar është zvogëluar për 5,1% ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj shënon rritje për 22,2%.

Në periudhën janar- prill të vitit 2015 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 8,7% edhe atë, tek turistët e vendit ka ulje për 7,5% ndërsa tek të huajt rritje për 19,8%.

Në periudhën janar- prill të vitit 2015 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i bujtjeve është rritur për 2,8% edhe atë, tek turistët e vendit ka ulje për 10,2% ndërsa tek të huajt rritje për 13,7%.

Lajme të ngjashme

Back to top button