Greqi, shqiptari thyen rekord, vjedh sende prej 40 mijë euro në 16 banesa

Policia e Athinës arrestoi një 30-vjeçar shqiptar për vjedhjen e 16 banesave dhe tentativën për vjedhje të 3 shtëpive të tjera në lagjen ‘Iraklio’.

Sipas hetimeve të policisë së kryeqytetit grek rezultoi se shqiptari kishte vjedhur sende me vlerë më shumë se 40 mijë Euro në 16 banesat.

Policia sekuestroi para, bizhuteri, pajisje elektro-shtëpiake, laptopë dhe kamera. 30-vjeçari shqiptar u arrestua kur po tentonte të vidhte banesën e një 59-vjeçari, por u diktua nga pronari i shtëpisë.

Ai menjëherë u largua për t’i shpëtuar autoriteteve, por u kap disa çaste më vonë. Nga hetimet paraprake, shqiptari i kishte kryer vjedhjet në harkun kohor nga Janari i 2015 deri në 11 Qershor të 2015 duke shënuar rekord të vjedhjeve të banesave prej 16 të tilla.

Hetimi i policisë vazhdon për të zbuluar nëse rastet e vjedhjeve janë më të shumta dhe nëse janë të përfshirë edhe persona të tjerë në këtë veprimtari kriminale./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button