Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Ashtu siç kishte paralajmëruar disa herë, ish-kryeministri Silvio Berlusconi i heq mbështetjen qeverisë së kryesuar nga Enrico Letta.

Dhanë dorëheqjen pesë ministrat besnikë të tij, duke krijuar kështu një problem të rëndë në gjirin e ekzekutivit aktual, i cili u krijua mbi një marrëveshje me bazë të gjerë dhe kishte si zëvendëskryeministër Angelino Alfanon, krahun e djathtë të Silvio Berlusconit.

Por, manovra e Berlusconit, i cili deklaroi se duhen zhvilluar sa më shpejt zgjedhje të parakohshme, vë në rrezik jo vetëm stabilitetin vendit, por edhe të vetë partisë së tij.

Një pjesë e eksponentëve nuk janë dakort me një qëndrim kaq ekstrem, me rrjedhoja të rënda për vendin.

Presidenti i Republikës, Giorgio Napolitano tha se do të shohë nëse është e mundur të vazhdohet legjislatura, ndërsa kryeministri Enrico Letta është i vendosur që të kërkojë votëbesimin.

Ai deklaroi se sqarimet duhen bërë në Parlament në dritë të diellit dhe përpara qytetarëve.

Enrico Letta e cilësoi aktin e Berlusconit si të çmendur dhe të kryer vetëm për të mbuluar çështjet e tij personale.

Në fakt brenda javës që vjen perfaqësuesit e Senatit duhet të vendosin nesë Berlusconi do të bjerë si senator dhe brenda datës 15 tetor ai duhet të vendosë nëse do të kalojë në arrest shtëpie apo pranë shërbimeve sociale një vit dënim që iu dha nga përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit më një gusht.

Silvio Berlusconi u dënua për një mashtrimi fiskal prej 7,3 milionë eurosh në dëm të shtetit lidhur me shitblerje të të drejtave televizive të grupit të tij mediatik “Mediaset”.

Lajme të ngjashme

Back to top button