Euro 2016, Kroaci-Itali kryqi i thyer “nazist” në fushën e blertë?

E paparë ndonjëherë, e aq më pak në vitin 2015 dhe në një fushë futbolli të shfaqet kryqi nazist (Kryqi I thyer).Ende nuk dihet me siguri por një gjë është e sigurt fotoja po bën xhiron e botës menjëherë pas ndeshjes në stadiumit Poljud ku u zhvillua ndeshja mes Kroacisë dhe Italisë.

Në fushë u pa një shenjë gjigante që nuk ka mundur t’i ikë fotoreporterëve. Shikoni me vëmendje shenjën e kryqit “nazist” të kohës së Hitlerit, i cila duket sikur është vizatuar nga dikush qëllimisht pasi vshihen vijat e kësaj shenje që kishte okupuar Evropën gjatë luftës së dytë botërore.

Ndeshja mes Kroacisë dhe Italisë e vlefshme për europianin Francë 2016 është mbyllur në barazim 1-1 .Në një ndeshje mjaft interesante, të dyja skuadrat e kërkuan fitoren, por në fund i ndanë pikët. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes fotoja me kryqin nazist u pasqyrua nga mediet duke sjellë një reagim të shumë komentuesve dhe tifozëve. Ende nuk ka një koment zyrtar për këtë./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button