Berisha bëhet i Bursasporit

Mbrojtësi shkupjan Sedat Berisha është transferuar në Bursaspor. Skuadra turke shprehi interes për angazhimin e 25 vjeçarit dhe Shkëndija i doli në ndihmë futbollistit duke mos penguar transferimin. Në fakt, kryesia ‘kuqezi’ dhe Berisha arritën marëveshje të dyanshme për transferimin e tij në Turqi, kështu që futbollisti zyrtarisht nuk është më pjesë e klubit dhe si pasojë nuk udhëton me ekipin në përgatitjet në Slloveni.

KF Shkëndija falenderon Sedat Berishën për kontributin e dhënë në fanellën ‘kuqezi’ dhe i dëshiron shumë suksese tek ekipi i tij i ri Bursaspor.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button