Rrëfehet emigranti: Kemi pirë ujë nëpër lumenj (VIDEO)

Kumanova akoma është vend tranzit për shumë emigrantë nga Lindja e Mesme, të cilët të pakënaqur nga jeta në vendlindje i janë drejtuar Evropës Perëndimore. Gazetarja e Portalbit në xhaminë e qytetit takoi një grup prej 13 personash, emigrantë nga Irani.

Iman, njëri prej tyre sqaroi se nga Greqia kishin ardhur në këmbë deri këtu dhe se ecja kishte zgjatur 18 ditë. “Sigurisht jemi të gjithë shumë të lodhur. Por më kanë habitur këto femrat që janë me ne, ata vërtetë u treguan shumë të forta. Gjatë kësaj periudhe prej 18 ditësh na është dashur të flinim nëpër shatorë. Ushqimi që kishim me vete nuk ishte i mjaftueshëm. Kishim vetëm bukë dhe ca gjëra të tjera, por jo dhe llojet e nevojshme të ushqimeve. Kemi pirë ujë nëpër lumenj. Ishte shumë vështirë.”

Ai tregoi se synojnë të shkojnë në Gjermani, ndërsa pa hezituar iu përgjigj pyetjes se si mendojnë të arrijnë deri aty: “Kemi rënë dakord me një njeri, ai do të vijë të na marrë këtu me veturë e të na dërgoj deri në kufi. Pastaj nga Serbia një njeri tjetër poashtu me veturë do të na dërgoj deri në Hungari. E nga Hungaria do të dalim në Gjermani.”

Për të qartësuar arsyen e braktisjes së vendlindjes, Iman deklaroi se për shkak të besimit jo-mysliman shteti nuk i le të punojnë. “Ja disa nga grupi janë katolik, ndërsa unë për shembull jam ateist. E për shkak se nuk besoj shteti nuk më le të punoj. Unë jam artist, kam kompaninë time personale ‘CUBE’, merrem me punime dore nëpër veshmbathje, por ja që shteti nuk më lejon të punoj. Prandaj u detyruam të largohemi nga Irani.”- rrëfeu Iman.

Derisa po zhvillohej kjo bisedë, pranë xhamisë kaloi veturë e policisë, por nuk u ndal./Portalb.mk

10719004_990948970949593_1417002654_n

11117700_990949010949589_1754395422_n

Lajme të ngjashme

Back to top button