Kremi për rrezitje tani pihet si ujë

“Kremi i parë në botë për rrezitje” i cili pihet, pra bëhet fjalë për ujë të harmonizuar, një lugë e vogël e të cilit ofron disa orë të mbrojtjes UV kundër djegieve nga dielli i fortë.

Mbrojtja e harmonizuar H20 është emri i produktit të ri për mbrojtje kundër rrezatimit të dëmshëm diellor, por edhe aleatit të tenit, theksojnë krijuesit e këtij produkti inovativ, shitja e të cilit ka filluar në vendet e BE-së.

Shishja e ujit të pasuruar me grimca për mbrojtje UV thuhet të ketë efektin e kremit për rrezitje me SPF-TV 30, përcjell Daily Mail.

Vetëm një lugë e vogël e produktit siguron një mbrojtje treorëshe në diell pasi të jetë tretur dhe bllokon mbi 97 për qind të rrezeve UVA dhe UVB, thonë shkencëtarët nga kompania Osmosis Skincare.

Ekzistojnë dy versione të produktit, njëri që inkurajon rrezitjen, dhe ai përmes të cilit lëkura mbetet e ndritshme pavarësisht nga koha e kaluar në diell, transmeton Koha.net. Përveç kësaj, Osmosis Skincare ka plasuar në treg disa ujëra të harmonizuar të dedikuar për rritjen e imunitetit, përmirësimin e tretjes dhe produkte të ngjashme të cilat kanë fituar çmime të shumta.

Shishja me mbrojtje H20 shitet për rreth 21 euro, ndërsa prodhuesit besojnë se së shpejti ajo do të mund t’i zëvendësojë plotësisht kremrat standarde për rrezitje. /Telegrafi.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button