Haradinaj e lë të hapur mundësinë e një koalicioni me PDK-në

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka lënë të hapur mundësinë e lidhjes së një koalicioni me partin e kryeministrit Thaçi. Me tu kthyer nga vizita që pati në SHBA, Haradinaj ka thënë se ai asnjëherë nuk e kanë mohuar që AAK do të hyj në koalicion me PDK, por theksoi se tani për tani ata janë duke i pritur zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë.

Haradinaj ka theksuar se në Amerikë nuk ka diskutuar me kryeministrin Hashim Thaçi për këtë gjë edhe pse janë takuar gjatë vizitave që ishin të ndara në këtë vend, transmeton KTV.

Haradinaj ka thënë se edhe mbajtja e zgjedhje të parakohshme nuk është e mirë për vendin, pasi ato duhet të përgatiten mirë që të mund të mbahen zgjedhje të lira e jo dosido.

Ndërsa ka thënë se në të gjitha takimet që ka pas ka potencuar domosdoshmërinë e ndryshimeve pozitive në Kosovë, nevojën për instalimin e politikave të vërteta dhe kualitative për zhvillim ekonomik dhe dizajnimin e një lufte të vërtetë kundër korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button