Lirohet nga akuza e shfrytëzimit të prostitucionit ish-kreu i FMN-së

Këtë të premte, një gjykatë në Francë ka liruar ish-kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Strauss-Khan, nga akuza për prostitucion.

Zakonet seksuale të ish-kreut të FMN-së kanë qenë në qendër të seancave gjyqësore që kanë zhvilluar në Lilë të Francës, në muajin shkurt.

66-vjeçari gjithmonë e ka mohuar se ka qenë në dijeni të faktit se disa prej femrave nëpër festat e tij kanë qenë prostituta.

Strauss-Kahn në vitin 2011 u akuzua edhe për tentativë përdhunimi, por kjo akuzë ra në vitin 2012.

Vendimi i së premtes është një hap i mëtejshëm drejt përfundimit të procesit 4-vjeçar ndaj ish- kreut të FMN-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button