fbpx

Kosova me 141 policë të rinj

141 kadetë të policisë të gjeneratës së 52-të, iu shtuan sot policisë së Kosovës. Të 141 kadetët u diplomuar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike.

Paraqitja e tyre e parë u bë me uniformat e reja të Policisë së Kosovës.

Ministri i  Brendshëm Skënder Hyseni, u shpreh shumë i kënaqur me të sapodiplomuarit dhe kërkoi nga ata që të kontribuojnë ndershmërisht për vendin e tyre.

Kadeta e gjeneratës së 52-të mori mbështetjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Shpend Maxhuni, i cili u tha së janë të gatshëm të kontribuojnë për Kosovën, të përballen me sfida dhe të zbatojnë ligjin.

Ndërsa drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Smajl Smakiqi, tha se ky vendim i policëve të rinj për të shërbyer për vendin e tyre, është një nder për ta dhe familjet e tyre.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close