BDI solli konkluzionet e mbledhjes së sotme për pozitën e kësaj partie në Qeveri

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm e BDI-së në mbledhjen e mbajtur sot, 12 qershor 2015 diskutoi gjerësisht mbi zhvillimet e fundit politike në vend pas mos arritjes së marrëveshjes në mes partive politike në bisedimet e Brukselit me 10 qershor 2015.

Pas informimit gjithëpërfshirës nga ana e Kryetarit z. Ali Ahmeti, Kryesia e BDI-së shpreh dëshpërimin për dështimin e bisedimeve dhe mosrespektimin e marrëveshjes së nënshkruar në mes liderëve të katër partive politike kryesore në vend.

BDI konsideron që marrëveshja e arritur me 2 qershor 2015 me përkujdesjen e partnerëve tanë ndërkombëtar vazhdon të mbetet bazë e mirë për tejkalimin e krizës.

Prandaj i ftojmë liderët e partive politike në vend që të reflektojnë seriozisht mbi mundësinë për të gjetur një zgjidhje në kuadër të kornizës së arritur me 2 qershor 2015 duke tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe duke vendosur interesat e qytetarëve dhe të vendit në rend të parë.

Ftojmë partnerët ndërkombëtar që të vazhdojnë angazhimin dhe të mos e humbin besimin te kapaciteti, vullneti dhe përkushtimi i liderëve për gjetje të një zgjidhje për të dalë nga kriza.

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm gjithashtu shqyrtoi edhe pozicionin e BDI-së përkundrejt zhvillimeve të fundit dhe vendosi që këtë çështje ta shtrojë para Këshillit të përgjithshëm si organ më i lartë i partisë për të vendosur duke i lënë të hapura gjitha opsionet për pozicionin e BDI-së në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button