Aksident i tmerrshëm në garat austriake! (VIDEO)

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në garat austriake Red Bull Ring që u mbajt fundjavën e kaluar.
Makina e verdhe Sin R1 dhe modeli Aston Martin Vantage u bllokuan me rrota, pas së cilës goditën gardhin mbrojtës, dhe më pas fluturuan në ajër nga goditja e rëndë.
Sa për informacion, shoferët e makinave ishin duke luftuar për betejën e vendit të katërt.
Edhe pse automjetet praktikisht u shkatërruan pas aksidentit, asnjë nga drejtuesit nuk ka pësuar lëndime të rënda.