Fitorja e Turqisë, e bën edhe më interesante luftën në grupin A

Turqia ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e vlefshme për Euro 2016 në kuadër të grupit A, duke e mundur në udhëtim Kazakhstanin, me rezultat minimal, 0:1.
Goli i vetëm i ndeshjes, u shënua në fund të ndeshjes, konkretisht në minutën e 83’, transmeton indeksonline.
Arda Turan, ishte heroi i kombëtares turke.
Kjo fitore e Turqisë, e bën edhe më interesante luftën për një vend që dërgon në Francë, në kuadër grupin A.