Analizë: Floskula “qytetarët” si arsyetim për propagandë mediatike

Kur mediat fshehen prapa “qytetarëve”, duke u përpjekur që të flasin në emrin e tyre pa i pyetur fare po ata qytetarë, gjasat janë të mëdha se bëhet fjalë për manipulim dhe propagandë në emrin e qendrave të fuqisë

 

Shkruan: Prof. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

 

Mungesa e argumentimit të qëndrueshëm dhe kritik dhe mungesa e analizës kritike dhe pyetjeve kritike, mediat jo rrallë e zëvendësojnë me përdorimin e ndonjë floskule e cila përsëritet me këmbëngulje.

Floskula e zgjdhur nuk sqaron asgjë, mirëpo përdoret në atë mënyrë që te publiku të krijohet përshtypja se, në fakt, me të është thënë gjithçka dhe se nuk ka nevojë për sqarim të mëtutjeshëm.

Përsëritja e vazhdueshme e floskulës së njëjtë nga ana e mediave e shndërron edhe raportimin e mediatik në manipulim dhe propagandë.

Shembull e floskulës së tillë është shprehja “qytetarët e lexuan… “.

QYTETARËT E LEXUAN ZAEVIN: “JO” E MADHE DHE REZIL PËR LSDM-NË, MEDIAT E SOROSIT DHE ZAEVIN!”,

Problemi më i madh është në faktin se këtë skenar të tyre qytetarët e lexuan disa ditë para zgjedhjeve.”

Ky aktrim nuk kalon te qytetarët, të cilët e lexuan dyftyrësinë e Zaevit.”

Mirëpo, skenari që e përgatitën bëhet gjithnjë e më i qartë dhe më i vështirë për t’u mbrojtur për shkak se qytetarët tashmë e lexuan qëllimin e tyre përfundimtar.”…

E ngjashme me floskulën e përmendur është edhe floskula “qytetarët e njohën”.

Qytetarët e njohën skenarin e errët të Zoran Zaevit,

qytetarët e njohën dhe e dënuan Jakimovskin në zgjedhje, kumanovarët e njohën sinqeritetin dhe përgjegjësinë e kryetarit Zaev, …

Jo rrallëm vetë floskulën e ka nxjerrë në publik ndonjë politikan ose ndonjë ekspert i afërt me partinë konkrete politike, i cili ka tentuar ta bëjë pikërisht këtë: të krijojë iluzion se ka sqaruar diçka dhe njëkohësisht të fusë element të manipulimit propagandues që ka për qëllim shkaktimin e ndjenjave negative ndaj ndonjë personi ose organizate. Për shembull, floskula e përmendur është plasuar shumë herë nga ana e funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së:

Mirë është që qytetarët e lexuan këtë matricë dhe që në vazhdimësi u thonë se nuk ju duam më.

Mirëpo, sado që të përpiqet, publiku dhe qytetarët që moti e kanë lexuar Zoran Zaevin, e kanë lexuar edhe LSDM-në.

Populli maqedonas është i mençur dhe shpejt e kuptoi farsën, lojën e ndytë politike me të cilën dëshiruan të na manipulojnë dhe me një propagandë gebelsiane SOROS-oide, ta marrin pushtetin në mënyrë jodemokratike.

Rezultati është humbës për raportimin mediatik dhe për informimin e qytetarëve.

E para, përdorimi i floskulës “qytetarët e lexuan/njohën qëllimin, lojën, skenarin, …” krijon përshtypje se media transmeton informatë që bazohet në ndonjë fakt konkret.Me përdorimin e kësaj floskule, i gjithë akti i informimit kthehet mbrapshtë. Në atë formë të mbrapshtë media nuk i njofton qytetarët për ndonjë ndodhi të caktuar, për ndonjë ngjarje ose për qëndrimin e dikujt, por krijon përshtypje se njohuritë e tij i merr nga qytetarët dhe në fakt, e transmeton qëndrimin e qytetarëve. Media krijon iluzion se vetëm e “transmeton qëndrimin e shprehur publikisht” të qytetarëve, ndërsa fjalët e medias vendosen në gojën e qytetarëve dhe pastaj citohen si të tyre:

нnuk janë të gatshëm të përkrahin politikanë të cilët për interesa të tyre personale dhe interesa të ngushta partiake, në bashkëpunim me shëlrbimet e huaja në dëm të pozitave nacionale maqedonase

E dyta, kur do të përdoret floskula “qytetarët e lexuan/njohën qëllimin, lojën, skenarin, …”, media në fakt i homogjenizon të gjithë qytetarët dhe i vë në funksion të përkrahjes së një konstruksioni të caktuar prartiak. Në këtë mënyrë të transmetimit nuk ka mendime të tjera dhe të ndryshme, por një të vetëm, të cilin “e kanë ndërtuar” të gjithë qytetarët. Media me vetëdije të plotë harron të sqarojë se ka edhe njerëz që përkrahin ndonjë opcion tjetër politik, të cilët mendojnë ndryshe dhe të cilët janë po aq qytetarë sa edhe të tjerët. Media nuk sqaron se si kanë arritur qytetarët ta ndërtojnë këtë qëndrim të tyre të përbashkët, e as, me çfarë baze ajo (media) ka ardhur në atë përfundim.

E treta, kur do të përdoret floskula “qytetarët e lexuan/njohën qëllimin, lojën, skenarin, …”, fitohet përshtypja se media u bën lajka qytetarëve (ose së paku, në mënyrë jokritike e transmetimon bërjen lajka politikanëve). Мedia thotë se qytetarët kanë informatë të plotë për ndonjë situatë, kanë njohuri, shkathtësi dhe kapacitete përkatëse, që atë informatë në mënyrën më adekuate ta përpunojnë dhe qytetarëve u atribuon aftësi të lartë për analizë, në bazë të të cilës ata kanë nxjerrë njëfarë përfundimi. Në fakt, media qytetarëve u vë në gojë diçka për të cilën ata ndoshta edhe nuk kanë menduar, për të cilën nuk kanë as informata minimale në bazë të të cilave mund të nxjerrin ndonjë përfundim, e as që kanë dashur të nxjerrin përfundim të tillë. Mirëpom në qoftë se qytetarët heqin dorë nga kjo ofertë, atëherë duhet ta pranojnë se janë të paaftë.

Sipas asaj, edhe përkundër përpjekjeve të Zaevit, qytetarët e Maqedonisë janë të mençur dhe i njohin politikanët.

Qytetarët janë të mençur, dijnë të bëjnë dallim se kush sa vlen.

Qytetarët e Maqedonisë janë të mençur të vlerësojnë se kush dëshiron t’ua vjedhë paqen dhe qetësinë

E katërta, me përdorimin e floskulës “qytetarët e lexuan/njohën qëllimin, lojën, skenarin, …”, media e hap derën për ofendim, nënçmim diskreditim personal, përhapje të urrejtjes dhe thirrje për linçim, pa u ndëshkuar. Në fakt, porosia është se nuk është media ajo që dikë e quan “dyftyrësh”, “mercenar”, “bashkëpunëtor i shërbimeve të huaja”…, por qytetarët e bëjnë këtë. Për shkak se “qytetarët” janë subjekt krejtësisht i paidentifikuar, ata nuk mund të akuzohen, të thirren në përgjegjësi, të sanskionohen. Në аtë mënyrë media amnestohet nga çfarëdo lloj përgjegjësie për gjuhë të urrejtjes, ofendim dhe shpifje.

Në qoftë se në analizë nisemi nga renditja e kundërt, atëherë përdorimi i floskulës “qytetarët e lexuan/njohën qëllimin, lojën, skenarin, …” në media, mund të shfrytëzohet si një lloj reperi, treguesi për prezencën e manipulimit dhe të propagandës. Në fakt, gjithmonë kur do të paraqitet kjo floskulë, me siguri të madhe mund të supozojmë se bëhet fjalë për manipulim dhe për propagandë të medies. Pyetja është vetëm se në dobi të kujt.

Lajme të ngjashme

Back to top button