Italia po përballet me mbingarkesë refugjatësh të paligjshëm

Stacionet e trenit në dy qytetet më të mëdha në Itali, atë të Romës dhe Milanos, janë plot me emigrantë të cilët e kanë si destinacion kryesorë këtë vend evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Emigrantët nga Afrika dhe Lindja e Mesme për shkak të varfërisë dhe luftës vijnë përmes rrugëve të rrezikshme në Evropë. Një numër i madh i emigrantëve që vijnë në kontinentin e Evropës arrijnë në Itali.

Diskutimet të ashpra janë shtuar në këtë vend për shkak të emigrantëve të cilët kanë “pushtuar” kryeqytetin, Romën dhe qytetin e dytë më të madh italian Milano. Emigrantët e pa shpresë dhe pa plane për tu trajnuar presin një vendim mbi të ardhmen e tyre nëpër stacionet e trenave apo të autobusëve.

Që nga fillimi i këtij viti deri më tani në Itali, kanë arritur më shumë se 50 mijë emigrantë. Ditët e fundit ata kanë “pushtuar” qytetet italiane për nga numri i lartë i pranisë së tyre. Një numër i madh i emigrantëve ndodhen në ishullin Lampedusa, ku qendra e pritjes së tyre është e mbushur në mënyrë të tejskajshme këto ditë.

Ditën e djeshme policia u detyrua të ndërhyjë në Romë për shkak të lëvizjes së emigrantëve në stacionin Tiburtina. Ndërkohë  policia është duke punuar prej dy ditësh për nxjerrjen e emigrantëve jashtë stacioneve të trenit dhe në qendër të qytetit.

Nga ana tjetër duket se shumë emigrantë e shohin si një vend transit Italinë ku destinacioni  i tyre final është Europa Veriore.

Susy Iovieno, një ndihmëse e emigrantëve në stacionin e trenit në Romë tha për Anadolu Agency (AA) se në dy ditët e fundit ka pasur një rritje e konsiderueshme të emigrantëve në këtë qytet.

“Ata janë kryesisht nga Eritrea”, tha Iovieno. Megjithatë, vë në dukje se ka edhe emigrantë nga Siria dhe Iraku. Sipas saj, ekipet humanitare janë  duke u përpjekur për t’i pajisur ata me të paktën nevojat themelore. Megjithatë, Iovieno shpjegon se emigrantët kryesisht flasim në gjuhën arabe dhe që e bën të vështirë për ta komunikimin.

Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuliano Pisapia  gjithashtu ndihmon emigrantët, dhe u tha gazetarëve se në përgjithësi punojnë sa më shumë që të munden, por përgjegjësia për këtë problem është më tepër tek qeveritë e Evropës.

Vitin e kaluar ka pasur një fluks prej 219 mijë emigrantësh të ardhur përmes Mesdheut nga Afrika në Evropë, nga të cilët 3 mijë e 500 kanë humbur jetën. Shpesh këta janë njerëz janë larguar nga vendet e shkatërruara nga lufta. Në shumicën e rasteve ata vijnë nga Siria, Afganistani, Eritrea dhe Somalia.

Lajme të ngjashme

Back to top button