Greqia nuk harron të pastrehët, përkundër krizës ekonomike

Qeveria e Greqisë, përkundër të gjitha vështirësive ekonomike, nuk ka harruar të pastrehët.

Për ta, ka menduar ndërtimin e dusheve të lëvizshme, duke përfshirë punësimin e personelit të specializuar për të ndihmuar të pastrehët e Athinës dhe Atikës.

Ky projekt ka marrë dritën e gjelbër nga Qeveria greke, ka njoftuar zëvendësministrja e Solidaritetit Social, Theano Fotiu.

“Kemi në projekt edhe krijimin e më shumë qendrave të pritjes”, shtoi ajo.

Fotiu në një seancë pyetjesh në parlament, poashtu ka cituar edhe një studim të Universitetit të Kretës, sipas të cilit në Athinë dhe Atikë ka 17 mijë e 700 të pastrehë. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button