“Fokus”: U planifikua “luftë e vogël” në Kumanovë

Eksperti francez për marrëdhënie me publikun, Zherar Askinazi vërtetoi shkrimet në të përjavshmen “Fokus”, se më 17 shkurt ka qenë në Shkup dhe ka pasur takim me përfaqësues të qeverisë. Por, nëpërmjet një shkrese, ai përgënjeshtron se ka ardhur në Maqedoni për t’u marrë vesh mbi të ashtuquajturën “Luftë e vogël”, një strategji marketingu e pushtetit, për kthimin e besimit në institucione dhe polici.

Askinazi ka pasur një reagim të ngjashëm edhe për median franceze “Media Part” që shkruante mbi këtë temë. Megjithatë, në “Fokus” përmendet se Askinazi, një herë ka thënë se ka biseduar në Shkup për euro-integrimin e vendit, e pastaj se takimi ka qenë thjesht prezantim i kompanisë për të cilën punon. Ai nuk ka dhënë përgjigje se me cilin është takuar saktësisht në Shkup.

Në numrin e fundit, Fokus iu referohet burimeve nga Franca të cilat pohojnë se ka një bisedë telefonike disa mesazhe SMS, të cilat tregojnë se palët janë marrë vesh për takime, për përpunimin e skenarit të Kumanovës. Përmes tyre, praktikisht atij i është ofruar punë për një skenar mbi marrëdhëniet mbi publikun, për një mini-krizë në Maqedoni.

“Fokus”, tani për tani, nuk e publikon identitetin e këtij burimi. Ndërsa takimet e ekspertit francez me autoritetet e Maqedonisë hapin dyshime në publik, akoma më shumë dilema vazhdojnë të mbeten mbi takimet e një të punësuari apo të punësuarve në Shërbimet sekrete të Maqedonisë, me disa nga liderët e grupit të Kumanovës

Lajme të ngjashme

Back to top button