Teuta Arifi u takua me ndihmës sekretarin shtetëror amerikan Filip Riker

Në margjina të manifestimit vjetor të organizuar nga Këshilli nacional shqiptaro-amerikan në Nju Jork, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi u takua me ndihmës sekretarin shtetëror amerikan Filip Riker.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet politike në rajon dhe rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe rruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan . Në këtë takim u konfirmua nevoja e fuqizimit të sundimit të së drejtës dhe ligjit në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe përparimin e proceseve demokratike përmes bashkëpunimit më të ngushtë mes vendeve të rajonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button