“Zoti e ruajt Shqipërinë nga shqiptarë si Edvini”

Ish kryeministri Sali Berisha vijon të jetë aktiv në profilin e tij në Facebook, mbi të gjitha kur bëhet fjala për të sulmuar rivalin e tij politik Edi Rama. Shkak i reagimit më të fundit të Berishës ka qënë fjalimi i kryeministrit Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Berisha shkruan se Rama është njeriu që për 8 vite me rradhë dha imazhin më të keq për Shqipërinë duke bojkotuar parlamentin, me grevën e urisë, me bllokimin e heqjes së vizave dhe me puçin e 21 Janarit.

“EUREKA (e gjeta): FAJIN E KA HOLLIVUDI!

Te dashur miq, fajin per imazhin e Shqiperise e ka Hollivudi. Kjo deklarate ne sallen e OKB-se nuk eshte bere dje nga komiku yne i mirenjohur Skender Sallaku por nga Piktori qesharak qe tete vite me rradhe beri gjithçka, me shume se çdo albanofob tjeter, per te nxire imazhin e Shqiperise. Ne tete vite Edi Rama per te perçudnuar imazhin e Shqiperise futi ne parlament daulle, bori, bojkotoi Parlamentin dhe institucionet, beri greve urie, protesta me plehra per te bllokuar heqjen e vizave per shqiptaret, organizoi puçin e 21 janarit per te marre pushtetin me dhune, organizoi greven e urise dhe djegien per se gjalli te te semureve psiqik per te anulluar viziten e sekretares Klinton ne Tirane me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise. Rama si askush tjeter mbajti peng per dy vjet statusin e vendit kandidat dhe tani ne pushtet instaloi qeverine me te dobet, me te korruptuar ne historine e vendit dhe Kodin e Heshtjes apo territ informativ. Ai do me çdo kusht te shtyje me tej statusin e vendit kandidat vetem te mos konsiderohet si nje merite e qeverise se PD. Filmat per Shqiperine jane te pandershem por imazhin e Shqiperise ne Europe e ka nxire me shume se kushdo tjeter keto vite Piktori deshtak.

Vetem pak muaj me pare njeri prej personaliteteve me te shquara te Europes do te me thoshte: “Mire ai qe eshte haptas anti-shqiptar, po te tjeret si ka mundesi qe e ndjekin ate? Kjo nuk ndodh me asnje vend tjeter”.

Vetetimthi ne mendje me erdhen fjalet e Konices “Zoti e ruajt Shqiperine nga shqiptaret”, natyrisht si Edvini. sb”, shkruan ish kryeministri Berisha në rrjetin social Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button