Luleshtrydhet, ja çfarë përfitojmë nga konsumimi i tyre

Luleshtrydhet janë nga frutat tipike të stinës së pranverës. Aroma dhe shija e tyre janë të parezistueshme. Por përveç shijes së mrekullueshme, luleshtrydhet kanë efekte jashtëzakonisht të dobishme si për shëndetin ashtu edhe për bukurinë. Luleshtrydhet përmbajnë një nivel të lartë të vitaminës C.

Të hash 5 kokrra luleshtrydhe është e barabartë me një portokall. Vitaminat nxisin absorbimin e mineraleve të tilla si hekuri i cili është përgjegjës për prodhimin e kolagjenit në trup, dhe ndihmon lëkurën që të qëndrojë elastike. Gjithashtu luleshtrydhet janë të njohura edhe për efektin e tyre antioksidues, dhe luftojnë rrudhat që krijohen me kalimin e kohës. Ato janë të dobishme edhe për të luftuar reumatizmat dhe sëmundjet e ngjashme si dhe janë të përsosura për shëndetin e dhëmbëve dhe gojës suaj.

Madje me luleshtydhe mund të krijohet edhe një pastë natyrale për të zbardhur dhëmbët. Nëse copat e luleshtrydhes i përziejmë me një lugë çaji sodë buke, masën e krijuar mund ta përdorim në vend të pastës së dhëmbëve. Luleshtydhet janë gjithashtu një aleat shumë i mirë i bukurisë.

Për të luftuar rrudhat, mund të përgatisim një maskë me luleshtrydhe. Mjafton që tulin e luleshtrydhes ta përhapim nëpër fytyrë dhe ta mbajmë 20 minuta mbi lëkurë duke e masazhuar atë para se ta shpëlajmë.

Falë përmbajtjes së lartë të ujit dhe përmbajtes së paktë të yndyrës, maska e përgatitur do të ndihmojë në ushqyerjen e fytyrës duke gjallëruar qelizat. Dhe rezultati do të jetë , një lëkurë e butë dhe elastike

Lajme të ngjashme

Back to top button