fbpx

Dhuruesi me gjakun “special” që ka shpëtuar 2 milionë fëmijë

Xhejms Harrison australian, nuk është një dhurues gjaku dosido.

Në “karrierën” e tij, ka shpëtuar jetën e më shumë se 2 milionë fëmijëve falë një veçantie në gjakun e tij, duke e merituar nofkën “njeriu me krahë të artë”.

Historia e tij është publikuar nga CNN, pak para Ditës Botërore të dhuruesve të gjakut që është në 14 qershor.

Harrison, i cili tani është 78 vjeç, ka filluar të dhurojë gjak që i ri pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që i shpëtoi jetën edhe nga infuzioni i 13 litrave gjak.

Image

Duke studiuar gjakun e tij, studiuesit australianë në vitin 1967 kanë zbuluar se përmbante një antitrup shumë të rrallë, të aftë për të  parandaluar sëmundjen e ashtuquajtur ‘Rh’, për shkak të së cilës, nëse një grua ka ‘Rh’ negativ si grup gjaku dhe fëmija që mban në bark ka një ‘Rh’ pozitiv, sistemi imunitar i nënës sulmon celulat e fetusit, duke shkaktuar në disa raste përkeqësime dhe aborte.

Image

Nga ditët e atij zbulimi, Harrison ka bërë më shumë se mijëra dhurime dhe ka bashkëpunuar vazhdimisht me mjekët australianë për të zhvilluar kurën në bazë të antitrupave, të cilat përdoren tani për të parandaluar sëmundjen në të gjithë botën.

Pavarësisht nga numri i dhurimeve, ka shpjeguar Harrison për CNN, ai ka akoma frikë nga gjilpërat: “Nuk e kam parë gjilpërën asnjëherë të futet brenda krahut tim, – ka treguar, – shikoj gjetkë ose infermieren, por nuk arrij të shikoj gjakun”.

Në botë, kujton Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë çdo vit 108 milionë dhurime të gjakut, por gjysma grumbullohen në vendet e zhvilluara, që në të vërtetë kanë vetëm 18% të kërkesave. /GazetaShqip/

Image

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close