Qeveria të hënën do vendos mbi fatin e emigrantëve

Qeveria të hënën do të shqyrtojë ndryshimet e Ligjit për azil, me të cilën propozohet që emigrantët të kenë 72 orë të vendosin nëse do të kërkojnë azil apo të braktisin vendin.

Nga epilogu i mbledhjes, do të varet nëse kryeministri Nikolla Gruevski do të vë nënshkrim me shenjën ‘urgjent’ apo ato ndryshime do t’i dorëzohen Parlamentit ditën vijuese që të procedohen në ecuri të rregullt.

Nëse propozimi është me shenjën urgjent, atëherë të martën do të gjendet në votim në seancë parlamentare dhe pas 7 ditësh ajo do të jetë valide, pra emigrantëve do u jepet mundësi për kushte më të mira nga tanishmet. Nëse shkohet në procedurë të rregullt, atëherë golgota e tyre do zgjasë me muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button