Ja femra e radhës e Robert Pattinson

Gjatë muajve të fundit thashethemet nuk kanë munguar pas ndarjes së tij nga e dashura disa vjeçare Kristen Stewart.

Aktori 27 vjeçar Robert Pattinson i cili është vetëm prej disa muajsh, përflitet se po shoqërohet me Dylan Penn, vajzën e Sean Penn dhe Robin Wright.

Robert dhe 22 vjeçarja, fëmijë artistësh janë parë bashkë disa ditë më parë më Los Angelos.

Siç raporton revista “People” ata shoqërohen prej afro dy muajsh, ndërsa thuhet se Rob ka rënë brenda me të.

Vajza e cila është mjaft simpatike, me linja të rregullta, falë edhe profesionit të modeles, duket se është në rrugën e mbarë për një lidhje me Robert.

Gjithsesi gjithçka mbetet për tu konfirmuar, pasi aktori 27 vjeçar është përfolur shpesh për lidhje të mundshme, qysh nga momenti që u nda me Kristen. 

Lajme të ngjashme

Back to top button