Digjen dy automjete në Manastir

­ Dy automjete janë djegur në tërësi herët në mëngjes në një parking në rrugën “Dimçe Lahçanski” në Manastir. Nga zjarri është përfshirë edhe një automjet i cili është më pak i dëmtuar. Policia kumtoi se rreth orës 4 e 30 minuta në Manastir në parkingun në rrugën “Dimçe Lahçanski”, për shkaqe të panjohura deri më tani ka shpërthyer një zjarr në automjetin “Polo” me targa të Manastirit pronë e M.J. (21) nga f. Brod komuna Novaci.

Zjarri është përhapur dhe ka kapluar një automjet tjetër “Audi A4” gjithashtu me targa të Manastirit pronë e Z.M. (53). Nga zjarri më pak është dëmtuar një automjet Hjundai. Policia kumtoi se është duke ndërmarrë masa për pastrimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të cilat kanë çuar drejt djegies së automjetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button