Megjashi e prezantoi Raportin për realizim të të drejtave të fëmijëve

­ Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi sot e prezantoi Raportin për realizim të të drejtave të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë, me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër keqpërdorimit të punës së sëmijëve ­ 12 Qershori.

Në Raportin që e prezantuan në konferencën për shtyp janë theksuar rekomandime me qëllim të përmirësimit të së drejtave të fëmijëve përmes implementimit të Konventës për të drejtat e fëmijëve.

Në pjesën e realizimit të së drejtave të fëmijëve romë në Raport thuhet se arsye më të shpeshta se pse nuk regjistrohen ose ata të cilët janë regjistruar i çregjistrojnë janë mospasje e dokumentacionit personal, gjendja soci­ekonomike e familjes, papërgjegjshmëri të prindërve, mosinformim, nivel i ulët i vetëdijësimit për rëndësinë e arsimit, si dhe shpërngulja në vendet evropiane.

Në Raport rekomandohet që lidhur me arsimin e fëmijëve me nevoja të posaçme të vendoset sistem për evidentim dhe ndjekje të numrit të nxënësve, në shkolla të zbatohen standarde për qasje, të kompletohen ekipe profesionale shkollore dhe profile adekuate dhe të sendërtohet dhe përforcohet rëndësia e mësimdhënësve për punë me nxënësit me nevoja të posaçme. Vërehet se në shkollat e mesme organizimi i nxënësve të shkollave të mesme është unifikuar dhe kjo haset nën emërtime të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button