Sela: “Aleanca për Shqiptarët” së shpejti me platformë të përbashkët

Platforma e aleancës për shqiptarët, e cila do të jetë publike së shpejti, do të përmbajë edhe strategjinë e veprimit politik, do të kthehemi tek kërkesat reale të shqiptarëve. Por, në momentin që do të kemi legjitimitetin e popullit, do të vëmë kushte, dhe kjo platformë në vetvete do të ketë edhe bojkotin që do ti bëhet sistemit atëherë kur nuk do të plotësohen kushtet dhe të drejtat që shqiptarët i meritojnë”, u shpreh kështu kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela, gjatë evenimentit të djeshëm kur u arit bashkëpunim konkret me RDK-në në kuadër të “Aleancës për shqiptarët”.

Kryetari Sela tha se Maqedonia nuk mund të bëjë përjashtime nga vendet e BE-së sepse, rrjedhimisht edhe Kushtetuta e Maqedonisë duhet ti përshtaten rrugës që e kemi nisur. “Ashtu siç po marim modelin e BE-së për “Shtetin e së drejtës”, sa egziston është çështje tjetër, ashtu siç po marim modelin e ekonomive të shteteve të BE-së, ashtu siç po marim modelin e funksionimit të administratës, ashtu edhe imponohet nevoja që të meret edhe modeli i shtetit të BE-së, i cili ka përbërje të popullatës me mbi 30% i asaj që quhet të ndryshme nga shumica, por që nuk e dijmë se pse ende regjistrimi i popullatës nuk është bërë”, tha Sela.

Kryetari Sela tha se kemi shumë modele të këtilla të rregullimit shtetëror në BE, siç është Belgjika, ashtu si edhe shteti nacional si siç është Gjermania për shembull, ku landeve u jepet një autonomi dhe një fushvepërim shumë i gjerë politik.

Prandaj, platforma e “Aleancës për Shqiptarët” do të ketë propozime konkrete për ndryshimet bazë kushtetuese, Maqedonia të shpallet shtet bi-nacional i shqiptarëve dhe maqedonasve, ndarje e drejtë e buxhetit sipas procesit të decentralizimit, dhe rrjedhimisht sjellja e vendimeve konsensuale.

Lajme të ngjashme

Back to top button