Vjen vala e të nxehtit me temperatura tropikale në Maqedoni

Maqedonia prej sot gradualisht do të jetë në ndikim të një ere shumë të nxehtë jugore, e cila në ditët në vijim do të shkaktojë temperatura më të larta nga mesatarja e periudhës së këtij viti.

Siç thonë nga Enti hidrometeorologjik, veçanërisht nxehtë do të jetë të hënën dhe të martën, kur në më shumë vende temperatura do të kalojë mbi 34 °C, kurse në pjesët juglindore është e mundur të arrijnë deri në 38°C. Indeksi i rrezeve UV do të ketë vlerë midis 8 dhe 9.

Për mbrojtje nga vala e të nxehtit Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit ka përgatitur aksion, i cili do të përfshijë aktivitete në terren. Siç informojnë prej atje, në përputhshmëri me përvojën nga vitet e kaluara është paraparë ekip i mobilizuar, i përbërë nga mjek ose ndihmës, të cilët do të lëvizin nëpër qytet, të shpërndajnë ujë dhe fletushka me këshilla. Njëkohësisht do t’u masin tensionin e gjakut qytetarëve të cilët do të ankohen për vështirësi shëndeti, kurse për raste më të rënda do t’u sigurohet edhe transport.

Për këtë qëllim do të angazhohen 40 vullnetarë të Ekipit për ndërhyrje në katastrofa, 10 volonterë nga Ekipi për shpëtim dhe 5 automjete, prej të cilave 3 do të patrullojnë rreth qytetit, kurse 2 do të jenë në detyrë gjatë vikendeve në stacionet shpëtuese në Vodno dhe Matkë.

“Nga e hëna ekipi i mobilizuar do të dalë në terren dhe në periudhën prej orës 11-16 do të patrullojnë në zonën qendrore të qytetit dhe në renditjet më të mëdha të autobusëve. Ekipi për shpëtim në male, sërish, aktivisht do të kyçet në aktivitetet rreth parandalimit dhe zvogëlimit të dëmeve të shkaktuara nga vala e të nxehtit dhe djegiet”- informojnë nga Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit.

Vullnetarët e ekipit, theksojnë se do të shpërndajnë material propagandues për rritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe zakoneve të tyre kur ata do të ngjiten në linjat malore, kurse në bashkëpunim me Policinë pylltare deri në fund të gushtit të këtij viti do të realizojnë aktivitete për dhënie të këshillave për mbrojtje nga vala e të nxehtit dhe do të japin ndihmë të parë atëherë kur kjo të jetë e domosdoshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button