(VIDEO) Këshilli organizativ: Janë marrë të gjitha masat për protestën e nesërme

Marshi protestues gjithëshqiptar “PROTESTOJ SHQIP” do të mbahet nesër në Shkup. Marshi do të fillojë në parkun e Çairit në orën 17.00 dhe do të lëvizë nëpër rr. Cvetan Dimov, deri te semaforët e qendrës tregtare “Mavrovasja”, ku do të kthejë djathtas dhe do të drejtohet te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, informojnë organizatorët.
“Meqë para Qeverisë tashmë janë ngujuar një grup protestuesish, ne do të ndalojmë te ura “Goce Dellçev”. Aty do të jetë e vendosur një skenë, në të cilën do të lexohet mesazhi i marshit protestues dhe do të mbahen disa fjalime rasti.
Me këtë rast dëshirojmë ta informojmë opinionin se ky është marsh shqiptar, pa emblema partiake dhe asnjëri nga subjektet që e mbështesin atë nuk e ka primatin e protestës. Për këtë arsye edhe një herë i ftojmë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, që nesër të dalin bashkë me familjet e tyre për t’i shprehur fuqimisht kërkesat e kësaj proteste”, thonë organizatorët.
Protesta e nesërme do t’i ketë vetëm tri mesazhe: dorëheqja e qeverisë antishqiptare, të inkriminuar dhe të korruptuar Gruevski & Ahmeti; zbardhja e të gjitha të vërtetave shqiptare në Maqedoni dhe kërkesa për një marrëveshje të re për Maqedoninë.
Organizatorët informojnë janë marrë të gjitha masat e nevojshme që ky marsh protestues të rrjedhë në mënyrën më të mirë dhe pa asnjë incident.
“Këto ditë patëm mundësi të dëgjojmë edhe shumë komente të ndryshme, ndërsa ajo që ishte më e shpeshtë ishte se pse kjo proteste është ekskluzive shqiptare. Për këtë duam të shpjegojmë se kjo protestë është shqiptare, sepse kriza në për të cilën kalon ky shtet nuk e ka dëgjuar vetëm zërin shqiptar, nuk e ka dëgjuar vetëm mendimin e shqiptarëve. Sipas nesh, shqiptarët janë të hapur të diskutojnë edhe për shtet qytetar, edhe për deetnizimin të shtetit, por para së gjithash duhet të merremi vesh t’i përmbyllim çështjet ndëretnike. Derisa ne diskriminohemi si shqiptarë, nuk mund të veprojmë si qytetarë”, thonë organizatorët.
44 subjekte politike, organizata joqeveritare dhe personalitete të larta të jetës publike kanë dhënë përkrahje për protestën:
- Partia për Prosperitet Demokratik, Nexhat Bexheti – kryetar
- Kastriot Haxhirexha, kryetar i DR-së
- Hysni Shaqiri, kryetar i FRD-së
- Unioni i Intelektualëve Shqiptarë – Shkup
- Familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra”
- Familjarët e të dënuarve në rastin “Sopot”
- Familjarët e komandantit të vrarë në Radushë, Shaban Zenuni
- Unioni Studentor Shqiptar – Shkup
- Qendra për Demokraci dhe Zhvillim
- Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni – LDSHM
- Rrjeti i Firmave dhe Shoqatave në Zvicër – ALBABIZ.CH
- Qendra Informative Shqiptaro-Norvegjeze “MekuliPress”
- Qendra Kulturore Shqiptaro-Gjermane
- Shoqata“Liria Kombëtare” – Zvicër
- Akademia Shqiptaro-Gjermane (Albanische Akademie) – Mainz, Gjermani
- Shoqata për të Drejtat Njerëzore të Grave “Besa 2003” – Kumanovë
- Shpetim Pollozhani – Shoqata e ish të Burgosurve Politikë në Maqedoni
- Studentët Shqiptarë të Vjenës – Austri
- Klubi i Studentëve Shqiptarë në Zagreb
- Organizata e studentëve „Paqja studentore“ – Prishtinë
- “Klubi ELITA” – Shkup
- Shoqata “Duam Çair të Pastër” – Shkup
- Esnafi i Çarshisë së Shkupit – Shkup
- Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (IGFM)
- Insituti NISMA – Shkup
- Shoqata e Intelektualëve “Mendimi” – Dollneni
- Shoqata Ekologjike “Ambienti” – Kamjan, Tetovë
- Lëvizja e Pavarur Studentore në Maqedoni
- Asociacioni për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (ADEC) – Tetovë
- Unioni i Studentëve Proevropianë – Prishtinë
- Shoqata e Përkthyesve “KOKONA” – Shkup
- Shoqata për Arsim, Kulturë dhe Ekologji (AKSI) – Shkup
- Shoqata Qytetare Kulturore “Vizioni M” – Shkup
- Shoqata e Duhanprodhuesve “Bujku” – Cërnilishtë, Prilep
- Shoqata Kulturore “Mesazhi” – Çellopek, Tetovë
- Shoqata Rinore “Ardhmëria” – Kamjan, Tetovë
- Akademik Abdylemnaf Bexheti
- Prof. Milaim Fejziu
- Arsim Zekolli, ish diplomat
- Kim Mehmeti, shkrimtar
- Arsim Sinani, pedagog
- Fejzi Hajdari, botues i gazetës “Lajm”
- Muhamed Zekiri, kryeredaktor në “Alsat-M”
- Lëvizja BESA – Shkup
Për fund edhe një herë e përsërisim ftesën që nesër të gjithë të takohemi në parkun e Çairit në Shkup.