Jep dorëheqje ministri, i quajti rumunet ‘lavire’

Ministri rumun i transportit, Ioan Rus dha dorëheqje pas komentit të tij mbi bashkëqytetarët, të cilët jetojnë jashtë shtetit.

Ioan Rus shkaktoi shumë pakënaqësi dhe zhurmë duke thënë se derisa 3 milion rumunë punojnë në Evropën Perëndimore, në shtëpi fëmijët e tyre po bëhen ‘Gjepura’ dhe bashkëshortet e tyre ‘Lavire’.

“Romania ka 3 milion njerëz të forcës punëtore jashtë vendit, në Evropën Perëndimore. Rreth 1 milion prej tyre punëtorë çeliku e farkëtarë. Ata punojnë në ndërtimtari, nëpër autostrada rreth Evropës. Ata mund të fitojnë 1500 euro. Po e them troç: për ato para, fëmijët e tyre në shtëpi po shndërrohen në gjepura ndërsa bashkëshortet në lavire”-ishte komenti i ministrit të transportit.

Rumania është një nga vendet më të varfëra të BE-së, ku fëmijët po rriten pa një prind, i cili aktualisht punon jashtë vendit. Rus me komentin e tij kishte dashur vetëm të theksojë situatën serioze se dhe ndjeu keqardhje që me të njejtën i kishte fyer bashkëqytetarët. Si pasojë ai dha dorëheqje dhe kjo dorëheqje u pranua nga qeveria e Viktor Pontas.

Lajme të ngjashme

Back to top button