BDI mbledh kryesinë qendrore në Tetovë

Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI sot do të mblidhet në ora 15:00 në selinë e sajë në Tetovë, njofton Aktuale.mk.

Burime mirë të informuar nga BDI kanë pohuar për Aktuale.mk se temë e bisedimeve do të jenë situate e fundit politike.

Të njëjtat burime, po ashtu kanë pohuar se në këtë takim po ashtu pritet që fjalim më të gjatë të mbanë lideri I kësaj partie Ali Ahmeti, I cili do ta njofton Kryesinë qendrore të partisë për takimin e liderëve të katër partive politike I cili u zhvillua në Bruksel me ndërmjetësim të euro-deputetëve.

Në Kryesinë e partisë po ashtu pritet që të shqyrtohen modalitete të cilat do të mundësojnë daljen e vendit nga kriza politike .

Lajme të ngjashme

Back to top button