Vetëm në Maqedoni: Trajtim çnjerëzor ndaj emigrantëve!

Propozimi për ndryshime të ligjit për azil duhet sa më shpejtë të gjendet në procedurë kuvendore, ndërsa përveç kompetentëve, të gjithë qytetarët duhet të tregohen më të njerëzishëm ndaj emigrantëve të cilët janë në shënjestër të grabitësve dhe profiterëve në Maqedoni. Me një kërkesë të këtillë aktivistët Jasmin Rexhepi, Blerta Daçi dhe Aleksandra Davidovska, në diskutimin e djeshëm me temë “T’u ndihmojmë azilantëve në Maqedoni” në kampin para Qeverisë, alarmuan për golgotën nëpër të cilën kalojnë migrantët të cilët tranzitojnë nëpër Maqedoni.

Të brishtë, me fëmijë në shpinë, me nyje të lënduara dhe pa leje për transport publik, emigrantët shpejtojnë që sa më herët të dalin nga Maqedonia dhe ta vazhdojnë udhën jashtë këti shteti.
Pengesa është ligji aktual për azil, i cili nuk i lejon ata të përdorin transport publik, dhe ata për këtë shkak duhet të ecin me kilometra pa asnjë formë tjetër transporti. Ata shpeshherë binë viktima të kriminelëve, dhe shumë nga ta vdesin nëpër hekurudha.

Në fillimin e debatës së djeshme të Qeverisë, moderatori dhe gazetari Admir Fazllagiq deklaroi se zyrtarisht 28 emigrantë kanë humbur jetën në Maqedoni.

“Maqedonia muajt e fundit u gjet në lajmet shokuese të mediave botërore si shtet ku emigrantët trajtohen në mënyrë çnjerëzore nga shteti. Nuk e dinë se ku mund të kërkojnë të qëndrojnë, nuk kanë të drejtë të udhëtojnë me autobus ose tren, dhe për atë shkak udhëtojnë këmbasi natën nëpër hekurudha rrugës për në Sërbi, ku do të vazhdojnë nëpër Evropë. Në këta udhëtime ata janë të ekspozuar prej bandave dhe kriminelëve të cilët i keqpërdorin. Zyrtarisht deri tani nëpër hekurudha kanë vdekur 28 emigrantë”, tha ai.

Aktivisti Jasmin Rexhepi i organizatës joqeveritare “LEGIS” apeloi për më shumë humanitet dhe u drejtua te praktikat ligjore të Serbisë, ku emigrantët mund ta përdorin transportin publik, mund të kërkojnë azil ose të dalin prej shtetit për 72 orë. Sipas Rexhepit, edhe përgjegjësit duhet të tregojnë më shumë humanitet dhe ta shpejtojnë procesin e ndrimit të ligjit për azil.

“Disa nga emigrantët marrin biçikleta, e disa ecin nëpër hekurudha. Biçikletat ua shesin për 150 euro, senduiçat për 5 euro, ujin për 5 euro. Ky është një turp i madh për Maqedoninë, dhe për ne si qytetarë të Maqedonisë, dhe këtë moment e përdori për të shprehur apel që ta tregojnë njerëzit humanitetin e tyre dhe të mos përfitojnë prej emigrantëve në këtë mënyrë.
Turp është fakti që kjo ndodh vetëm në Maqedoni. Në Sërbi dhe Greqi ata mund të përdorin transport publik, por këtu e kanë të ndaluar”, tha Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Back to top button