Maqedoni, papunësia ulet vetëm në letër

Pas 23 vitesh pavarësi Maqedonia shënon rënien më drastike të numrit të papunëve. Kështu në tremujorin e parë të këtij viti sipas shifrave zyrtare shkalla e papunësisë ka arritur në 27.3 për qind, gjegjësisht numri i të papunëve është 262.140 persona, kurse i të punësuarve është 697.248 persona. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës në kuartalin e parë të këtij viti shkalla e papunësisë është ulur për 0.3 për qind, ndërsa në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar për 1,1 për qind.

Pjesën më të madhe të të papunëve në tremujorin e parë, sipas ESHSsë, e përbëjnë meshkujt edhe atë me 62.8 për qind të popullatës së përgjithshme aktive në vend, kurse gratë me 37.2 për qind. Sipas moshës, numri më i madh i të papunëve 166.414 janë të moshës prej 25 deri 49 vjet, ndërsa sipas arsimimit, më të numërt janë ata me arsim të mesëm, të cilat arrijnë shifrën prej 119.312 persona.

Mirëpo edhe përkundër uljes së shkallës së papunësisë në Maqedoni, të dhënat tjera statistikore tregojnë se nga viti 2013 e deri në fund të kuartalin të parë të këtij viti numri i të punësuarve në Maqedoni është rritur vetëm për 18 mijë, gjegjësisht në 2013, ky numër ishte 678.838 persona, ndërsa në fund të muajit mars numri i përgjithshëm i të punësuarve në Maqedoni është 697.248.

Lajme të ngjashme

Back to top button