Një njësi, rrezik apo favor për shqiptarët?

Kërkesa zyrtare e kryetarit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore duke ndryshuar sistemin aktual me gjashtë njësi, pritet  të diskutohet jo vetëm nga partitë e koalicionit qeveritarë, por edhe nga partitë tjera opozitare. Megjithëse ndryshimi i sistemit nga gjashtë në një njësi zgjedhore po përfolët ka disa vite, ky propozim në të kaluarën nuk ka gjetur përkrahjen e partive të mëdha. Me caktimin e mbajtjes së zgjedhjeve për në prill të vitit të ardhshëm, kjo temë sërish po riaktualizohet, sidomos nga partitë e vogla të cilat përmes këtij sistemi po shohin shans për përfaqësim në ligjvënës apo edhe për shtim të numrit të deputetëve. Mirëpo, pyetja që parashtrohet është se me cilin sistem shqiptarët fitojnë më shumë deputetë, shkruan Koha.

Në opinion qarkullojnë dy teza. E para është se nëse Maqedonia bëhet një njësi zgjedhore shqiptarët do të fitonin deri 10 deputetët më shumë, kurse e dyta si kundërtezë e të parës, është se kjo nuk do të ndryshonte numrin e deputetëve dhe se do të mbetej numri aktual.

Ndonëse Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk ka një qëndrim zyrtarë, deputetë të kësaj partie thonë jozyrtarisht se me sistemin Maqedonia një njësi zgjedhore mund të humben deputetë ose të mbeten sa janë aktualisht, 27 deputetët shqiptarë. Por brenda kësaj partie ka edhe zëra që mendojnë ndryshe. Nënkryetari i Parlamentit, Rafis Aliti, thotë se sistemi me një njësi zgjedhore e rritë peshën e votës shqiptare, madje duke e çuar numrin deri në 35 deputetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button