Aleanca për Maqedoni Pozitive: Nëse Gruevski është i sigurtë në fitore le të tërhiqet!

Bordi drejtues i Aleancës për Maqedoni Pozitive bën thirrje që të vazhdojnë negociatat për zgjidhjen e krizës në vend dhe për këtë i drejton kërkesë SHBA-ve dhe Nikolla Gruevskit.

“Interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë duhet të jenë mbi interesat personale të liderëve partiak, të cilët marrin pjesë në negociata. Për shkak të kësaj vlerësojmë se duhet të ketë informata zyrtare nga ana e organizatorëve të negociatave për çështjet për të cilat negociojnë. Bordi drejtues vlerëson se si lehtësues në procesin e negociatave duhet të kyçet më aktivisht edhe SHBA, sepse vonesa në zgjidhjen e krizës mund të shkaktojë edhe pasoja tjera më të thella për Republikën e Maqedonisë, sidomos në planin e sigurisë së tërë rajonit”- deklaroi partia.

Kërkohet që edhe kryeministri Gruevski të propozojë pasuesin e tij, i cili do të ishte i pranueshëm për të gjithë qytetarët.

“Duke parë se kryeministri Gruevski nga Brukseli tha se edhe në zgjedhjet e ardhshme ‘bindshëm do të fitojë’, Brodi drejtues i AMP-së apelon që ai të propozoj një person tjetër për kryetar të Qeverisë, të pranueshëm për të gjitha anët, sepse në rast të tillë për VMRO-DPMNE-në aspak nuk është e rëndësishme kush do ta udhëheq Qeverinë në periudhën e tranzicionit.”- thuhet në deklaratën partiake.

Lajme të ngjashme

Back to top button