CIVIL: Zëvendësimi i demokracisë me stabilitetin i solli kaos Maqedonisë

Pas dështimit të bisedimeve dhe hedhjes së fajit nga ana e komisarit Han disa liderëve, vetëm se është motivuar dhe nxitur kryeministri Nikolla Gruevski, reagon Civil pas deklaratës së ashpër të Gruevskit pas takimit në Bruksel.

“ Vendi nuk mund të presë asgjë më mirë pas deklaratës së tij, pa asnjë shenjë se është I përgatitur të largohet nga qeveria që aq shumë e keqpërdorë 9 vite me radhë”, reagojnë nga Civil.

Sipas Civil, nuk është e vërtetë se Zaev nuk ka prezantuar propozime dhe kushte të mjaftueshme në tavolinë, siç deklaroi Han.

“Ai paraqiti dhe I mbronte, kushtet vërtetë minimale për normalizimin e vendit, ta kthejë në minimum gjendjen dhe kapacitetin për zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, thonë nga Civil.  

Lajme të ngjashme

Back to top button