Një nismë humane në mbështetje të grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Ditët e fundit në Kosovë, shumë emra të njohur nga bota e shoëbiz-it janë bërë pjesë e një iniciative humane. Instalacioni “Mendoj për ty”, një nismë e ideuar dhe organizuar nga artistja Alketa Xhafa Mripa ka gjetur mbështetjen e shumë artistëve, si dhe vetë Presidentes së Kosovës, Ahtifete Jahjaga. Kjo iniciativë  ka për qëllim mbledhjen e fustaneve në mbështetje të grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe do do të prezantohet të premten (nesër), në stadiumin e Prishtinës (ora 10:00), me mbështetjen e shumë artistëve kosovarë. Fustanet e mbledhura do të varen në stadiumin e kryeqytetit, njofton Revista Class.

Ndër të parat që dhuroi fustanin e saj për t’u solidarizuar me gratë e dhunuara ishte këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora. Pas saj, shumë emra të tjerë janë bërë pjesë e kësaj nisme.

Këngëtarja Leonora Jakupi i ka dhuruar  Presidentes së Republikës një fustan nga gardëroba e saj.

 

Të njëjtën gjë ka bërë edhe këngëtarja tjetër Vesa Luma. Si shumë kolege të saj artiste, edhe ajo i është bashkuar këtij solidarizimi, duke dhuruar një fustan, me të cilin, siç shkruan në rrjetet sociale, “më ndajnë shumë kujtime të bukura dhe çmime.”

Për të mbështetur gratë e dhunuara gjatë luftës është bashkuar edhe bashkëshortja e zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi. Lumnije Thaçi, sot pasdite ka vizituar presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, së cilës i ka dhuruar një nga fustanet e koleksionit të saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button