Si të largosh erën e keqe të lavamanit?

Era e rëndë që del nga lavamani dhe që shpesh na bën të pyesim me vete çfarë është prishur në kuzhinë, apo çfarë ka ngjarë në tualetin e sapopastruar, mund të largohet me disa mënyra. Zgjidhni më të përshtatshmen dhe luftojeni atë armik të panjohur që fshihet në gypat e lavamanit.

E thjeshtë: Shpesh, era shkaktohet nga flokët dhe mbetje të tjera të ngecura në sapunin e shkrirë që vesh gypin e lavamanit. Eliminoji duke hedhur një kovë të vogël me ujë të nxehtë. Prit pesë minuta, pastaj hidh të njëjtën sasi me ujë të ftohtë që mbeturinat e mbetura të forcohen. Në fund, hidh ujë të nxehtë që të largohen copëzat e mbetura. Do të ndihmonte një zhbllokues plastik.

Më e thjeshtë: Ziej katër filxhanë uthull të bardhë. Hidh gjysmën në lavaman, shpëlaje me ujë të ftohtë, hidh pjesën e mbetur. Kjo metodë funksionon edhe në lavamanët me grykë të mbyllur me piletë metalike me ndarje të vogla që shpesh janë burimi i erës së keqe.

Më e thjeshta: Hidh ujë të nxehtë. Mbylle. Hidh një filxhan sodë buke në  grykën e lavamanit. Hidh dy filxhanë uthull të nxehtë në lavaman. Shikoje. Do të bëjë shkumë. Prit gjysmë ore dhe pastaj hidh  ujë të nxehtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button