fbpx

A është e vdekur marrëveshja për zgjedhje të parakohshme?

Partitë politike të vijnë me propozime konkrete, thuhet në një pjesë të deklaratës nga KE pas takimit me euro- komisarin për zgjerim, Johanes Han, me liderët e partive politike.

Prej atje thonë se janë të gatshëm t’i lehtësojnë bisedimet, por se politikanët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të bëjnë kompromise.

Kjo është deklarata e vetme për takimin e mbrëmshëm që tregon se negociatat do të vazhdojnë dhe se edhe krahas mospajtimeve të liderëve, deri në fund të muajit prill vitin tjetër, megjithatë do të ketë zgjedhje.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në prononcim për mediumet tha se do të lënë mundësi që negociatat të vazhdojnë ndërsa Gruevski tha se Zaev nuk dëshiron as marrëveshje e as zgjedhje, por vetëm të dëmton shtetin ekonomikisht.

Për zgjedhjet u arrit marrëveshje në takimin tetë- orësh që liderët e kishin në rezidencën e BE-së në Shkup, më 2 qershor. Atëherë, euro- komisari Han tha se ngel të arrihet marrëveshje për periudhën e tranzicionit.

LSDM sot njoftoi se Gruevski ka qenë i gatshëm të heq dorë nga çdo gjë, përveç nga kolltuku i tij ndërsa Zaev disa herë prej 2 qershorit e deri më tani, tha se nuk do të pranoj zgjedhje nëse ato i organizoj qeveria kalimtare në krye me Nikolla Gruevskin.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close