“Vetëm Amerika mund të ndikojë që Maqedonia të del nga kriza”

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se vetëm ndërhyrja e drejtpërdrejtë e SHBA-së mund të detyrojë liderët politik të Maqedonisë të arrijnë marrëveshje për të dalë nga kriza pas dështimit të negociatave në Bruksel.

“Unë mendoj se Bashkimi Evropian nuk disponon me metoda të mjaftueshme për zgjidhjen e çështjeve të caktuara, me të cilat përballet Maqedonia si shtet. Kriza e krijuar politike në Maqedoni tanimë ka marrë përmasa rajonale, veçanërisht pas zhvillimeve në Kumanovë. Për t’u zgjidhur kjo krizë, nevojitet angazhimi i drejtpërdrejtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thekson për REL Stojan Andov, ish kryetar i parlamentit të Maqedonisë.

Ndërkohë, Naser Ziberi, ekspert për çështje juridike, njëherësh dhe deputet në disa mandate të parlamentit të Maqedonisë, thotë se pikërisht anomalitë që përcollën më shumë cikle zgjedhore ishin ato që krijuan krizën politike.

“Maqedonia tani është në situatë kur duhet të sanojë pasojat e zgjedhjeve të bastarduara, të keqpërdorura, të vjedhura. Pra, legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve të parlamentit dhe të qeverisë është jashtëzakonisht diskutabil; në të kundërtën, nuk do të kishim krizë politike, andaj dhe kjo përbërje qeveritare duhet larguar sa më parë, për të krijuar hapësirë që të funksionojnë institucionet shtetërore”, thekson për REL Ziberi.

Lajme të ngjashme

Back to top button