Xhaferi mori pjesë në darkën e Këshillit ShqiptaroAmerikan

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, i cili ndodhet për vizitë në Nju-Jork, SHBA, ka marrë pjesë në darkën e 17-të, të organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

Në këtë darkë kanë marrë pjesë gjithashtu Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Filip Riker, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe shumë personalitete të tjera nga jeta politike.

Në kudër të këtij evenimenti, zëvendëskryeministri ka realizuar edhe disa takime jo formale. Edhe këtë vit, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan nderoi personalitete të cilët kanë kontribuar në favor të shqiptarëve kudo që ndodhen. Këtë viti, Këshilli shqiptaro-amerikan nderoi diplomatin amerikan, Filip Riker me çmimin ‘Duart e shpresës’. Mes atyre që janë nderuar në të kaluarën
kanë qenë ish-Presidenti amerikan, Bill Klinton dhe ish-kryeministri britanik, Tony Bler.

Lajme të ngjashme

Back to top button