Elita Masha: Faleminderit “Vatra”!

Kështu ka shkruar në librin e mbresave gjatë vizitës që bëri në mjediset e Vatrës të Hënën me 8 Qershor 2015, zonja Elita Zylbeari Masha, e cila mbanë postin CEO(Chief Executive Officer) ne Woodrow Wilson School, një shkollë elitë në Shqipëri dhe Maqedoni.
Elita Zylbeari Masha ndjehet e emocionuar në këtë vizitë, që shoqërohet nga Alban Daci prej qendres kulturore shqiptare ne NJ dhe bashkëshortja e tij. Mysafirja u prit nga kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, z. Marjan Cubi anëtar i Kryesisë së Vatrës dhe arkëtar i përgjithshëm i saj, Zef Përndocaj, dhe editori i Diellit Dalip Greca.

Elita Masha thotë se e kishte ëndërruar prej kohësh një vizitë në Vatër, me rrëfimet për të cilën ajo është rritur që nga fëminija. Gjyshi i saj ishte një ndër suportuesit e Vatrës dhe Gazetës “Dielli” që nga Rumania, ku ai ishet një ndër veprimtarët e palodhur.Edhe babai ia ksihet ebre aq te dashur Vatren e Amerikes. Edhe nxënësit e shkollave Woodrow Wilson në Tiranë dhe Tetovë, kanë marrë informacione të hollsishme për Vatrën dhe gazetën e saj Dielli.
Editori i Dielli i tregoi mysafires dokumentet e rralla origjinale për historinë e shqiptarëve të Amerikës, që ruhen në arkivin e Vatrës. Ai i tregoi rekordet e Shoqërisë Besa-Besën, ku ruhen origjinalet dhe vula e kësja shoqate që u krijua në SHBA që me 1907 dhe kur u krijua Federata VATRA, së bashku me gazetën Dielli, ishin themeli i saj. Po ashtu u treguan shkrime origjinale dhe vula origjinale për dokumentet themeluse të Vatrës, ku janë si dëshmi edhe firmat shkrimet e Faik Konicës e Fan S Nolit.Me pas ajo vizitoi ekspoziten qe percjell historine 103 vjecare te Vatres.
Dr. Gjon Bucaj, e informoi mysafiren për aktualitetin e punës së Vatrës sot, fokusimin e saj në cështjen kombëtare, qëndrimet politike dhe atdhetare, bashkëpunimin me komunitetin shqiptar në SHBA, mbështetja dhe promovimi i kulturës dhe gjuhës kombetare. Gjatë bisedës informuan edhe Marjan Cubi e Zef Përndocaj.
Zonja Elita informoi për veprimtarinë e Shkollave Woodrow Wilson, ku programet dhe kurikulat janë nga universiteti i Kalifornias, ndërkohë që bazë është gjuha angleze,përvec shqipes, së fundi dhe gjuha gjermane.
Mysafirja kërkoi një bashkëpunim të ngushtë me Vatrën. U diskutua edhe gjendja e fundit në Maqedoni, ku diskutantët shkëmbyen mendime për një rol më aktiv të intelektualëve të pavarur dhe organizatat jo qeveritare.
Në librin e përshtypjeve, Elita shkroi: Të rrahurat e zemrës u shpejtuan sapo hyra në Vatër. Një vizitë dhe një përjetim që e kam pritur dhe ndjerë në mënyrën më emocionale; prekse, krenare, dhe sigurisht me përgjegjësinë më të lartë morale, njerëzore, kombëtare dhe profesionale që të përcjell historinë dhe punën e Vatrës Shqiptare në Amerikë, ta përcjell atë tek brezi i ri i shqiptarëve në vendlindje.Si grua, bashkëshorte, nënë dhe bijë, jam në Paqë, që Vatrën historike, edhe sot udhëhiqet nga atdhetarë që Cështjen kombëtare e kanë mbi të gjitha!

Të nderuar dr. Gjon Bucaj, zotërinj Zef Përndocaj, Marjan Cubi, Dalip Greca, ju faleminderit për pritjen e ngrohte,karakteristike shqiptare që më dhuruat këtu në Vatër; faleminderit për bisedat e cmuara që i kam shumë të vyera,
Pas kësaj vizite, ndjehem më e motivuar për të kryer detyrën time!
VATRA, FALEMINDERIT!
PS: Nanë moj, mos ki frikë,
Se ke bijtë në Amerikë!
Suksese dhe jetë të gjatë, të dashur Etër!
Përulësisht faleminderit
Elita Zylbeari Masha
Woodrow Wilson School
Albania & Macedonia

Lajme të ngjashme

Back to top button