QULLNAJË QULLAFKOVASH

Më shumë se prej politikave të mbrapshta, të këqiat na kanë ardhur nga qarqet akademike të fqinjëve, të mbarsura me filozofi bizantino-makiaveliste.

Akademitë ballkanase ishin dhe janë kuzhinat ku gatuhen me sistem komplekset meskine të vlerave të shpifura dhe intoleranca ndëretnike, kurse politikanët dhe aparatet represive të shtetit janë ekzekutorë elaboratesh shoveniste, masha në duart e ideatorëve të ferrit.

E para që hartoi planet për zhbërjen tonë nga faqja e dheut ishte akademia serbe, e pasuar nga akademia malaziase, greke dhe, së fundmi, nga ajo maqedonase.

Është interesante se akademitë në fjalë nuk e fshehin fare urrejtjen patologjike ndaj racës dhe tipareve tona identitare. Ato nuk druhen as nga syri i botës, të cilës, dorën në zemër, i kemi dhënë me shekuj dëshmi se jemi sabërli unikatë kur është në pyetje nëpërkëmbja e dinjitetit tonë njerëzor dhe etnik.

Parë në një kontekst më të shtrirë në kohë, nuk ka ndryshuar gjë në qëndrimet e akademive të fqinjëve tanë ndaj nesh. Diferencën e bëjnë vetëm metodat e sofistikuara të së sotmes dhe gjithsesi, paraqitja në skenë e një femre akademike (me sa dihet, e para në rreshtin e gjatë të nacionalistëve meshkuj), që vjell vrere kundrejt Gjuhës shqipe. Është kjo zonja Qullafkova, e cila, para disa ditësh volli: “Askush nuk ka të drejtë të detyrojë maqedonasit ta mësojnë gjuhën shqipe. Ky është krim kulturor… Këto janë masa ekstreme radikale që kërcënojnë në tërësi pasqyrën identitare të shtetit maqedonas”.

Kjo, natyrisht, nuk është qullnajë rasti, sepse as Qullafkova nuk është rastësisht akademike. Sigurisht që deklarata e saj vin si produkt i një bashkautorësie të gjerë, ku vende meritore kanë edhe “dashamirët” tjerë të shqiptarëve, si Bllazhe Ristevski – autori i Enciklopedisë së parë maqedonase, në të cilën shqiptarët trajtohen si ardhacakë e zaptues tokash të tjetrit (sipas tij, Maqedonia presionin më të madh e ka nga shqiptarët që kanë uzurpuar shumë territor, ndaj ky presion duhet të zgjidhet patjetër prej maqedonasve…); Gjorgji Efremov – ideatori i hartave për ndarjen e Maqedonisë, përkatësisht për tkurrjen e patundshmërive shqipare brenda fushëgropës së Pollogut, por: vetëm pasi të jetë bërë trampa e volitshme me Gollobërdën e Shqipërisë londineze…; Petar Popovski – pseudohistoriani dhe autori i pamfletit (projektit të ASHAM) “Dosja e përgjakshme”, të përuruar me pompozitet në ambientet e Akademisë, në faqet e së cilës unë, ti, ne… jemi ardhacakë, terroristë, dhunues, vrasës, degjenerikë…, që duhet gjithsesi dëbuar nga këto hapësira.

Mjerisht, këso ideshë vërtiten edhe në kokat e disa krijuesve të mirënjohur letrarë, që, në një edicion të Mbrëmjeve poetike strugane (a thua rastësisht?!), përkthyen/ botuan poezitë monstruoze të poetit të dresuar tunizian Edi Biraut, vargjet e të cilit janë në unison me pamfletet e rrezikshme të disa akademikëve serbo-maqedonas, sepse edhe për të Shqipëria – kjo tokë e mbjellur me minare, ku njerëzit martohen me shumë gra dhe ku fëmijët kafshojnë e hanë edhe kur tejngopen…, është shpatë e ngulur në shpinën e fqinjëve…

Besoj e keni të qartë rrezikshmërinë e tezave të këtilla, që nënkuptojnë zgjidhjet e propaguara të mentorëve të disa akademikëve maqedonas: garashaninëve, çubrilloviqëve, cvijiqëve, andriqëve, qosiqëve…

Sigurisht që pasojat i di dhe akademikja qullëshitëse Qullafkova, e cila me doktrinat e bazuara në superioritetin e rremë racor, me përpjekjet donkishoteske për sendëzimin e shqiptarëve dhe me paragjykimet derdimene kundrejt gjuhës së lashtë dhe të bukur shqipe, nxit urrejtjen ndëretnike me pasoja të paparashikueshme.

Të qofshim falë, o Zot! A thua nuk e kupton të paktën ajo që është dhe nënë se iku koha e ndërzimit të shtrigave dhe alellujave triumfale, se është bërë pik-e-pesë ëndrra e atyre që deshën t’na fshijnë nga faqja e dheut. Ec e mos qesh tani me atë reagimin e paradisavjetshëm të disa emisarëve perëndimorë të paqes, që, në momentin kur një albanofob shpalosi me patetizëm para tyre të dhënat sipas të cilave më 2050-tën shqiptarët do ta përbëjnë shumicën e popullatës së Maqedonisë, buzëqeshën dhe u përgjigjën me gjakftohtësi mumie: Ja edhe një arsye më shumë pse duhet të silleni më mirë me shqiptarët, të cilëve duhet t’u jepni shembull se si të sillen ata nesër me ju nëse mbeteni pakicë.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. I nderuar! Sa bukur i shihni te metat e qullishtes, ama të tjerëve. Ne paragrafin e fundit te paradisavjetshem sec ma kujtove të metën e qullishtes ”akademike”, ama kësaj qullishte tonës, tëndes pastaj tjerëve. Paragrafin e paradisavjetshëm do ta përkthej me nje tjetër paragraf të sotshim, në mënyrën më të denjë , me qëllim që të kuptojmë qullishtet: ” Ja, ky shkrim është një arsye pse nuk duhet qullishten ta qullim vet, që t’u japim shembull se si të sillen ”Ata” nesër nëse qullishtet mbeten pakicë.

  2. I nderuar Tetovarja,
    kur të kritikosh ndonjë artikullshkrues të shkëlqyeshëm atëherë mos u fsheh pas pseudonimeve, sidomos jo të femrave. Dhe, shkruaj diçka të të kuptojë njerëzimi, ti i biesh për havaje. Ti i lëshon llafet si lopa mutin. Sikur të ishe paraqitur me emër e mbiemër nuk do ta shkruaja fjalinë e fundit përkundër faktit se e meriton.
    E luti redaksinë ta botoje komentin tim, nuk është kjo asnjë ofendim për komentuesit anonim i cili nuk ka asnjë burrëri të legjitimohet kur kritikon intelektualët dhe atdhetarët e mirëfilltë.

Back to top button