Rritet numri i divorceve, zvogëlohen numri i martesave

­ Vitin e kaluar në vend më shumë martesa janë shkurorëzuar se sa janë kurorëzuar. Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë tregojnë se vitin e kaluar janë lidhur 13.813 martesa, të cilat janë për 1,2 për qind më pak se vitin e kaluar, ndërsa janë divorcuar 2,210 që është për 8,1 për qind më shumë se në vitin 2013.

Më shumë martesa gjatë vitit janë lidhur në gusht, 13,2 për qind, dhe më së paku në mars, 5.8 për qind. Gratë zakonisht martohen për herë të parë me 92,7 për qind dhe burrat me 90,6 për qind. Në martesë të dytë dhe të tretë zakonisht hyjnë meshkujt.

Nga numri i përgjithshëm i martesave në 8,7 për qind burrat kanë hyrë në martesë të dytë, ndërsa në 0.7 për qind kanë lidhur martesë të tretë. Mosha mesatare gjatë lidhjes së martesës së parë është 26 vjeçare për nusen dhe 28,8 vjet për dhëndrin.

Më pak divorce ka pasur në gusht 3,0 për qind, ndërsa më shumë në dhjetor 11,2 për qind. Sipas moshës së gruas, më shumë divorce kanë ndodhur në grup moshën prej 30 deri në 34 vjeçare, ndërsa për burrin në grup moshën prej 35 deri në 39 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Back to top button