Sot fillon festivali “Baskerfest” në Shkup

­ Edicioni i 10-­të jubilar i festivalit ndërkombëtar dhe multikulturor “Baskerfest” fillon sot në sheshin “Filipi i dytë” në Shkup.

Zhingler, brejkvallëzues, teatër i kukullave, ecja nëpër tel dhe performanca me zjarr janë vetëm një pjesë e programit të teatrit të sivjetëm në vend të hapur.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e rreth 100 basker­ekzekutuesve nga Kili, SHBA, Kuba, Shqipëria, Serbia, përkatësisht ekzekutues nga 23 shtete të cilët do t’i realizojnë pikat e tyre.

Në orët e mbrëmjes janë planifikuar pjesëmarrje të shumë grupeve muzikore nga vendet e huaja dhe nga Maqedonia. Risi është ajo që për herë të parë do të organizohet punëtori e fëmijëve ku vizitorët më të rinj do të kenë mundësi të shoqërohen me basker ekzekutuesit dhe të edukohen.

Festivali do të zgjasë deri më 13 korrik, nëpër 14 qytete të Maqedonisë. Në Shkup festivali është nën mbrojtje të qytetit të Shkupit, për çka janë ndarë 900 mijë denarë.

Back to top button