Pasdite ndërprerje njëorëshe e komunikacionit në aksin rrugor Kërçovë-Izvor

­ Lidhja Auto­Moto e Maqedonisë për sot pasdite prej orës 16 deri në orën 17 paralajmëron ngecje të vogël të komunikacionit në aksin rrugor A2 Kërçovë ­ Izvor në vendin Shën e Premtja për shkak të punimeve në rrugë.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, Koçan­-Dellçevë, Vinicë­-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button