Ambasadori amerikan në OSBE i përgjigjet Popovskit

Publikimi i bisedave të përgjuara si dhe përmbajtja e bisedave, ku përfshihen mashtrime lidhur me zgjedhjet, kërcënime mbi mediat, dhe korrupsion, janë të lidhura drejtpërdrejt me besueshmërinë e Maqedonisë ndaj përpjekjeve të OSBE-së, thuhet në përgjigjen e ambasadorit amerikan në OSBE, Daniel Baer drejtuar ministrit për punë të jashtme të Maqedonisë Nikolla Popovski.

Popovski në fjalimin e tij në mbledhjen e rregullt të OSBE-së në Vjenë, lidhur me bisedimet në Bruksel, tha se Maqedonia po demonstron kapacitet për dialog ku të gjithë aktorët politik duhet të sillen me përgjegjësi me qëllim që të tejkalohen sfidat aktuale.

Baer thotë se roli kryesor i OSBE-së në politikën Maqedonase ka qenë që të përshpejtohet dialogu.

“E përshëndesim vullnetin e komisarit Han për të ndërmjetësuar ën bisedime. Por ndjejmë keqardhje që edhe përkundër përpjekjeve ato nuk arritën konsensus se si të arrihet deri në zgjedhje. Ftojmë partitë të bëjnë edhe më shumë përpjekje që të gjendet një zgjidhje”, deklaroi Baer.

Misioni i SHBA-ve në OSBE fton që të punohet që të arrihet rezultat për prosperitet, stabilitet dhe demokraci në shtet, që do të bazohet në principe euroatlantike.

Misioni i SHBA-ve gjithashtu fton që të zbatohen reformat të theksuara nga ODIHR në korrik të 2014 ndër të cilat janë: Media të pavarura, ndarjen e partisë nga shteti, dhe kërcënimi i votuesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button