Bisedimet pa marrëveshje, çka pritet tani?

Bisedimet në Bruksel dështuan pasi që liderët e katër partive më të mëdha politike në Maqedoni nuk arritën të gjejnë një marrëveshje të përbashkët për zgjidhje të situatës politike në vend.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ky është një dështim i radhës i politikbërësve.

 

Denko Maleski, ish ministër i Punëve të Jashtme thotë se Maqedonisë i nevojitet një sistem ku do të ekzistojnë kontrolli demokratik i qeverisë në të gjitha nivelet.

“Është e nevojshme të largohet i modeli autoritar i qeverisjes dhe të krijohet një tranzicion i qetë drejt pluralizmit dhe demokracisë. Maqedonisë i nevojitet një sistem ku do të ekzistojnë kontrolli demokratik i qeverisë në të gjitha nivelet e vendosshmërisë politike, dhe shteti të jetë qendër e qetësimit të konflikteve dhe jo vetëm në aparatin represiv për vendosjen e vullnetit të shumicës mbi pakicën”, tha Maleski për Portalb.

Ai shtoi se nga marrëveshja e tyre varet qetësia dhe mirëqenia e qytetarëve të Maqedonisë.

“Do të thotë, se pasi partitë politike janë përgjegjëse për udhëheqjen e shtetit, ato duhet edhe më tutje të bisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje politike. Nga marrëveshja e tyre varet qetësia dhe mirëqenia e qytetarëve të Maqedonisë. Vetëm nëse punët përkeqësohen deri në atë nivel që rrezikohet paqja dhe stabiliteti, mund të presim intervenim të drejtpërdrejtë nga Perëndimi. Por nuk duhet të lejojmë që punët të mbrinj aq larg. Për momentin bashkëpunëtorët perëndimor janë duke dhënë vetëm përkrahje dhe shpresojnë që sërish vetë do të gjejmë zgjidhje për problemet tona”, shtoi Maleski.

Analisti Xhelal Neziri vlerëson se në këtë rast kemi të bëjmë me një komplikim serioz të procesit negociues.

“Kemi të bëjmë me një komplikim serioz të procesit negociues. Ndërprerja e bisedimeve pa caktuar një datë tjetër të vazhdimit të tyre është vërtetë një dështim i mediatorëve të përfaqësuar nga eurokomesari për zgjerim i KE-së Johanes Hahn, pastaj edhe i katër liderëve politik të Maqedonisë”, tha për Portalb, Neziri.

Ai shtoi se situata mund të tejkalohet vetëm nëse formohet një qeveri kalimtare pa Gruevskin dhe të gjithë funksionarët e komprementuar me aferën e përgjimit do të ishte një dalje nga kriza në të cilën u gjet vendi.

“Ky moment mund të zhvendosë luftën politike në rrugë dhe procesi sërish të kthehet në tavolinën e negociatave pas incidenteve eventuale për sigurinë e vendit. Mendoj se një qeveri kalimtare pa Gruevskin dhe të gjithë funksionarët e kompromentuar me aferën e përgjimit do të ishte një dalje nga kriza në të cilën u gjet vendi” shtoi Neziri. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button